Fjalë Kyçe

Deputeti i VV’së për rizgjedhjen e Agim Ademit si kryetar i FFK’s: Kjo tregon se shteti është i kapur

Deputeti i VV’së për rizgjedhjen e Agim Ademit si kryetar i FFK’s: Kjo tregon se shteti është i kapur

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ka përmendur tre emra, të cilët sipas tij, janë dëshmi se shteti i Kosovës është i kapur.

Ndër emrat e përmendur është edhe Agim Ademi, i cili sot u rizgjodh kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan Express.

“Pardje Rrahman Jashari në arsim dhe sot Blerim Isufaj në kryeprokurori e Agim Ademi në futboll tregojnë që ende është i kapur përbrenda shteti i Kosovës. Akoma kemi shumë punë që ndryshimi i madh popullor i 14 shkurtit 2021 të bëhet edhe demokratizim i shtetit tonë”, shkroi Rrustemi.