Fjalë Kyçe

Deputeti shqiptar në Beograd ia thotë në sy Daçiqit: jeni më të këqinj se Millosheviqi

Deputeti shqiptar në Beograd ia thotë në sy Daçiqit: jeni më të këqinj se Millosheviqi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur pas fjalimit të zjarrtë në legjislativin serb dhe reagimet e Vuçiqit dhe Daçiqit.

Në Serbi është duke u mbajtur seanca konstituive e themelimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve atje, ku ish shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq është zgjedhur kryeparlamentar i ri.

Në ekspozenë e tij para deputetëve, Kamberi në pjesën e parë të seancës ka thënë se demokracia në Serbi është me keq sesa në kohën e dikatorit Millosheviq. E kjo deklaratë ka nxitur reagime të ashpra në Beograd, përfshirë edhe presidentit Vuçiq.

“Me një fjalim timin u tregua e vërteta e demokracisë në Serbisë dhe krimet që ata i kanë bërë në ish Jugosllavi, respektivisht në Kosovë. Dhe sot u tregua fytyra e vërtetë e Serbisë dhe brishtësia e demokracisë”, ka thënë Kamberin në RTK.

Sipas tij, edhe në parlementin e Serbisë ekziston fryma imponuese dhe totalitare.

“Mirëpo qëndrimi ynë është se ne nuk mund t’ia japim votën një qeverie të tillë dhe një kryetari të tillë të parlamentit. Kjo qeveri e re është vazhdimësi e atyre më herët, pasi që asnjëherë nuk i kanë përmbushur vendimet për Luginën e Preshevës”, ka thënë Kamberi.

Kamberi ka thënë tutje se gjashtë votat e shqiptarëve dhe të boshnjakëve në parlamentin serb do të janë kundër.

Duke folur për kërcënimet që Daçiqi që sot ia bëri atij gjatë fjalimit, Kamberi tha se ata pavarësisht këtyre sjelleve dhe kërcënimeve nuk do të ndalen në diskursin e tyre për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

“Daçiq më paralajmëroi se nuk do të lejoj fjalime të tillë, por ne nuk do të ndalemi, pavarësisht masave që ai mund t’i marrë. Liria e fjalës lejohet edhe me ligje edhe me rregulloren e Kuvendit”, ka thënë ai.

Kamberi po ashtu tha se janë tri marrëveshje që shqiptarët i kanë nënshkruar me qeveritë serbe që nga viti 2001, por asnjë nuk është zbatuar.

“Njëra ndër marrëveshjet është pikërisht e nënshkruar nga Daçiqi. Mirëpo, pavarësisht masave që ata mund të marrin ne do ta vazhdojmë të paraqesim problemet tona. Nëse nga 250 deputetë, janë vetëm 6 të opozitës, dhe nuk ka tolerancë pë ata gjashtë, flet për nivelin e demokracisë atje”, ka thënë Kamberi.