Fjalë Kyçe

Deputetja e Gjakovës udhëton me autobus ndërurban

Deputetja e Gjakovës udhëton me autobus ndërurban

Mimoza Kisari, ish kryetare e Komunës së Gjakovës, aktualisht deputete nga radhët e VV-së, po e shfrytëzon autobusin si mjetë transporti nga Gjakova për në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur vet ajo pèrmes nje postimi në Facebook.

Postimi i poltë i Kusarit:

Në muajt e fundit disa herë kam udhëtuar në linjën e autobusit Gjakovë – Prishtinë dhe anasjelltas.
Përveq saktësisë së nisjes, komoditetit në udhëtim, çdo udhëtar gjen kohën për lexim, pushim dhe nuk e ka ngarkesën e vozitjes apo tollovisë në trafik.
Sot me Edonin në linjën e #KushtrimiNM u nisëm për Prishtinë nga Gjakova.
Oraret e rregullta të nisjes dhe kohën e arritjes i gjeni në @gjirafa

Udhëtoni dhe shfrytëzoni transportin publik, rekomandoni ndryshimet që mendoni se duhet të bëhen, ruajeni mjedisin dhe shpërbleni veten me kohën e dhuruar gjatë udhëtimit.

#KosovaIme #transportipublik #PublicTransportation