Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e ka komentuar foton nga darka “joformale”, që u shtrua në Berlin për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Ajo ka përmendur ”thikat” e shumëpërfolura të Kurtit, me të cilat ai i referohej idesë së shkëmbimit të territoreve.
”A ka thika në tavolinë? Bëhu serioz, kryeministër!”, shprehet Musliu-Shoshi ndërsa ka ndarë fotografinë e treshes nga darka e sontme në Gjermani.