Deputetja nga radhet e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi ka ndërmarrë inicativën e parë konkrete për t’u ndihmuar nënave kosovare që lindin në spitalet publike përmes amandamentit ne ndryshim-plotesimin e Ligjit për Buxhetin e vitit 2020.
Përmes postimit në Facebook ajo ka treguar se sot në Komisionin për Buxhet dhe Financa do të diskutohet dhe do të vendoset për propozim-amendamentin e saj që të miratohet pakoja me produketet elementare në mënyrë që t’u lehtësohet barra e grave që do të lindnin në spitalet publike.
“Pako per bebe (foshnjë) do të përfshinë rroba, përparëse për bebe, vitaminat esenciale per bebe, pelenë për mbështjellje, pelena një përdorimshe, batanije, termometer, shampon dhe loction per bebe.
Musliu-Shoshi pret që deputetët që janë anëtarë të këtij komisioni ta pranojnë dhe ta procedojnë me votë shumicë për në seancë plenare, në mënyrë që përfundimisht e të hyjë si nën-kategori buxhetore në buxhetin vjetor për këtë vit dhe të vazhdojë e të rritet shuma në vitet e ardhshme.
Propozimi i saj në linkun e mëposhtëm:
https://www.facebook.com/arianamusliushoshi/posts/316162743073311