Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka thënë se Kosova nuk ka arsye të festojë Ditën e Evropës.
Sipas saj është krejt paradoksale të festohet sot kur ditë pushimi nuk kanë as vendet anëtare të BE-së, e jo më në Kosovë, shtet i cili nuk e ka as statusin e kandidatit në BE, shkruan Gazeta Alo.
Ajo përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se Ligji për festat zyrtare duhet te trajtohet dhe te largohet 9 maji si festë zyrtare.
Postimi i saj i plotë:
Pse duhet me festu sot?!
Nuk ka as edhe një arsye të vetme që Kosova të festoj Ditën e Evropës, madje është krejt paradoskale te festohet sot kur ditë pushimi nuk kanë as vendet e anëtare të Bashkimit Evropian e jo më në Kosovë, shtet i cili nuk e ka as statusin e kandidatit në BE.
Ligji për festat zyrtare duhet te trajtohet dhe te largohet 9 maji si festë zyrtare.
Nuk bëhemi më proevropian nëse sot festojmë përkundrazi duhet të punohet shumë më shumë për tu afru me shtet të BE-së./Gazeta Alo/