Fjalë Kyçe

Deputetja e PDK-së: Të dorëhiqet Vjosa Osmani, ditën kur u rrëzuar qeveria, u rrëzuar edhe ajo

Deputetja e PDK-së: Të dorëhiqet Vjosa Osmani, ditën kur u rrëzuar qeveria, u rrëzuar edhe ajo

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili ka kërkuar të dorëhiqet Vjosa Osmani, pasiqë sipas saj deputetët me 82 vota pro jo vetëm që e rrëzuan qeverinë por edhe Osmanit i dhanë një goditje.

Isamili ka thënë se Osmani ishte ishte mbështetëse e zjarrtë e kësaj qeverie dhe kundër mocionit.

“Me së paku 82 vota kundër, Parlamenti i Kosovës dhe deputetët e tij dhanë një mesazh të qartë të jo vetëm kundër qeverisë së z Kurti por edhe kryetares së Kuvendit të Kosovës, znj. Osmani e cila ishte mbështetëse e zjarrtë e kësaj qeverie dhe kundër mocionit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Të dorëhiqet Vjosa Osmani!

Me së paku 82 vota kundër, Parlamenti i Kosovës dhe deputetët e tij dhanë një mesazh të qartë të jo vetëm kundër qeverisë së z Kurti por edhe kryetares së Kuvendit të Kosovës, znj. Osmani e cila ishte mbështetëse e zjarrtë e kësaj qeverie dhe kundër mocionit.

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, zonja Vjosa Osmani ishte kundër këtij mocionin e që rrjedhimisht ka përgjegjësi edhe morale edhe institucionale që të jetë konsistente në raport me pozicionin që ka. E ditur tashmë që me 2/3 e votave ku përfshihen edhe 2/3 e votave të pakicave mund të ndërrohet edhe Kushtetuta edhe kryetarja e Kuvendit.

Me sa është bërë publike nga deklaratat e të dy partnerëve të divorcuar të koalicionit qeveritar, një ndër shkaktaret kryesore të shkaktaret kryesorë të prishjes së qeverisë ka qenë cënimi i marrëdhënieve strategjike të Kosovës me aleatin amerikan. Dhe në këtë pikë zonja Osmani ka luajtur rolin e vet edhe në të kaluarën duke bërë pjesë në zërat që kanë dalur hapur kundër marrëveshjes së demarkacionit, e cila, asokohe, u përkrah fuqishëm nga Obama, Biden, Kerry e çdo përfaqësues i lartë i shtetit amerikan kur kanë folur për Kosovën.

Tanimë që koalicioni qeverisës është prishur dhe qëndrimet dhe bindjet e znj. Osmani kanë marrë kaq shumë vota kundër gjatë seancës së votëbesimit, unë besoj se do të ishte dinjitoze që ajo të jepte dorëheqjen nga kryetarja e kuvendit. Votat pro mocionit të votëbesimit ishin edhe vota kundër saj. Në këtë mënyrë edhe përmbushen parimet ligjore të Kushtetutës ku posti i Kryetarit të Kuvendit i takon kandidatit të partisë fituese që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje.

Mbetja e saj e mëtutjeshme në këtë post të lartë shtetëror, në të këtilla rrethana, do ta dëmtojë shumë funksionalitetin e institucionit në këtë kohë të vështirë për vendin tonë.