Fjalë Kyçe

Deputetja e VV-së flet sërish pas keqinterpretimev mbi deklaratën se UÇK-ja ka dosje kriminale

Deputetja e VV-së flet sërish pas keqinterpretimev mbi deklaratën se UÇK-ja ka dosje kriminale

Deputetja e VV’së, Fatmire Kollçaku javë më parë u bë pjesë e diskutimit në media pasi shpërndau një ‘fakë neës’ ku thuhej se UÇK ka dosje kriminale.

Ajo ka thënë se është keqkuptuar dhe se kush është e di e gjithë Kosovë.

Kështu ka deklaruar deputetja nga Peja, në seancën e sotme të Kuvendit, ku shtoi se u keqinterpretua qëllimisht.

“Qëllimisht më keqinterpretuat. Mua më vjen keq sesi po më keqinterpretohen deklaratat e mia. Unë kam 55 vjet që jetoj këtu. Kërcënimet lejua atyre që ju shkon për dore. Kush është Fatmire Kollçaku e din krejt Kosova.”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se ditë më parë deputetja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, pati postuar në profilin e saj një citat të një analisti serb, që fyente edhe luftën e UÇK’së, gjë që ngjalli reagime të shumta.