Derbi i madh anglez nuk ka zgjidhur asgjë rreth dilemës së kampionit.
Manchester City ka barazuar 2:2 me Liverpoolin, në kuadër të javës së 32-të në Premierligë.
Ishte minuta e pestë kur Kevin De Bruyne kaloi vendasit në epërsi.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi kundërpërgjigjja nga Liverpooli. Diogo Jota barazoi shifrat në minutën e 13-të.
Në të 36-tën, Manchester City ndezi sërish atmosferën në “Etihad”, kur Gabriel Jesus shënoi për 2:1.
Me të filluar pjesa e dytë, Liverpooli barazoi edhe njëherë shifrat. Ishe Sadio Mane që shënoi për 2:2, përcjell express.
Me këtë barazim, Manchester United mbetet i pari me 74 pikë, kurse Liverpooli i dyti me një pikë më pak.
Të dy ekipet i kanë edhe nga shtatë duele deri në fund të edicionit dhe më gabimet nuk lejohen për asnjërin ekip.