Fjalë Kyçe

Dërgohen për testim në Holandë mostrat e pacientit që dyshohet për lijën majmunëve

Dërgohen për testim në Holandë mostrat e pacientit që dyshohet për lijën majmunëve

Mostrat e kosovarit që dyshohej për lijën e majmunëve janë dërguar për testim në laboratorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Holandë.

Këtë për gazetaren Arbëreshë Uka e ka bërë të ditur Era Pireva, zëdhënëse për media në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.

“Mostrat nga pacienti i dyshuar me MNKPOX është planifikuar të nisen sot me ndihmën e OBSH-së për në laboratorin referent të OBSH-së për patogjen me rrezik të lartë në Holandë”.

“Nuk kemi ende informatë kur pritet të pranojmë rezultatet pasi që të arrijnë mostrat në Holandë”,ka thënë Pireva, njofton KlanKosova.tv.