Fjalë Kyçe

Dërgohet në mbajtje pronari i qenit që hyri dje në një shkollë në Suharekë e sulmoi nxënësit

Dërgohet në mbajtje pronari i qenit që hyri dje në një shkollë në Suharekë e sulmoi nxënësit

Policia e Kosovës ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje pronarin e qenit që hyri dje në një shkollë në Suharekë dhe sulmoi dy persona, nën dyshimin se e ka lënë qenin pa përkujdesje

Rasti është iniciuar për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

“Suharekë / 22.01.2025 – 09:40. Është raportuar se një qen që dyshohet se është i tërbuar ka sulmuar dy persona duke ju shkaktuar lëndime trupore. Po ashtu lëndime trupore gjatë ikjes kanë pësuar edhe dy persona tjerë, me ç’rast të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin patrulla policore ka intervenuar dhe i është përgjigjur rastit me ç’rast zyrtarët policor janë ballafaquar me rrezikun nga qeni i cili u është vërsulur edhe zyrtarëve policor. Me qëllim të eliminimit të rrezikut një zyrtar policor ka përdor pajisjen zyrtare (armën zyrtare) në drejtim të qenit duke e asgjësuar qenin. Pas inicimit të rastit është arrestuar i dyshuari kosovar (pronari i qenit) nën dyshimin se e ka lënë qenin pa përkujdesje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.