Fjalë Kyçe

Dërguti: Nuk kam qenë në SHIK, por në G2

Dërguti: Nuk kam qenë në SHIK, por në G2

Deputetja e Partisë Socialdemokrate Aida Dërguti ka folur sot në seancë lidhur me të kaluarën e saj në luftë e po ashtu për deklaratat e ish kolegut të saj Glauk Konjufca se ajo ka qenë në Shërbimin Informativ.

Ajo ka thënë se pas luftës, gjatë periudhës korrik-gusht ka qenë pjesë e G2 në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndërsa SHIK është formuar më vonë në dhjetor.

Ajo kërkon nga palët e përfshira në debat se kush ka qenë në SHIK që të ballafaqohen mes vete dhe t’ia sqarojnë opinionit këtë cështje.

“Ky debat është i degraduar dhe ky debat ka qenë në mes PDK-së dhe LDK-së dhe mendoj që pikërisht duke u marr me debate koti kemi anashkaluar problemi tjera si ajo e ngritjes së padisë ndaj Serbisë. I thash Glaukut atë ditë se më vjen keq që ke hyrë në këtë debat. Vazhdon akuza se ne jemi ndarë për shkak se ka qenë investim i SHIK-ut dhe madje kjo është një zhvendosje e mendjes nga ajo që na ka ndodhur në të vërtetë. Në Vetëvendose ka njerëz që e gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën në këtë aspekt mungon një ballafaqim i vërtetë në mes të Dardan Molliqajt dhe Albin Kurtit. Borxh opinionit ia kanë një ballafaqim në mes Albin Kurtit dhe Dardan Molliqaj”, tha Dërguti.

Ajo ka folur edhe për veprimtarinë e saj sa ka qenë në VV duke thënë se cdo veprim e ka bërë me vetëdije.