Fjalë Kyçe

Deri kur duhet të hiqen Njësia Speciale dhe bllokadat në veri?

Deri kur duhet të hiqen Njësia Speciale dhe bllokadat në veri?

Shteti i  Kosovës dhe ai i Serbisë sot në Bruksel kanë arritur marrëveshjen lidhur me targat.

Në bazë të marrëveshjes, njësitet speciale të policisë dhe bllokadat e vendosura në rrugët që dërgojnë për në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak duhet të largohen prej aty jo më vonë se në orën 16:00 të së shtunës.

“Njësitet speciale të Polcisë, që për momentin janë të vendosura në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, do të largohen bashkë me bllokadat në rrugë, duke nisur nga datë 2 tetor, 2021 në orën 8:00 deri jo më vonë se në orën 16:00. KFOR-i do të vendosohet në pikat kufitare në Jarinjë Bërnjak”, thuhet në marrëveshje.

Kujtojmë se lajmin për arritjen e marrëveshjes e konfirmoi emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

“E kemi një marrëveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-eskalim dhe rrugën përpara sapo është arritur. E falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe për t’u pajtuar për të mirën e njerëzve”, shkroi Lajçak.

Marrëveshja përmban tri pika, që përfshijnë zhbllokimin e rrugëve për në Jarinjë dhe Bërnjak bashkë me pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës duke filluar nga e shtuna.