Merdari, Dheu i Bardhë dhe Mutivoda vazhdojnë të jenë pikat më të ngarkuara kufitare me kolona pritjesh për dalje nga territori i Kosovës.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Pikave Kufitare ka njoftuar se pritjet për dalje nga Merdari janë deri në një orë e gjysmë.
Ndërsa në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Mutivodë, udhëtarët po presin deri në gjysmë ore për të dalë nga Kosova.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet për hyrje-dalje nuk janë më të gjata se 5 deri në 10 minuta.