Fjalë Kyçe

Deri në ora 15 kanë votuar mbi 30 për qind e qytetarëve

Deri në ora 15 kanë votuar mbi 30 për qind e qytetarëve

Deri në orën 15:00 në qytetin e Ferizajt kanë votuar 32.26 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Kështu ka deklaruar zyrtari i lartë komunal zgjedhor për Ferizaj, Shaban Rexha.

Përderisa zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se deri në këtë orë nuk është shënuar asnjë incident.

Në Komunën e Drenasit deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 29 për qind të qytetarëve, që është nën mesataren e Kosovës, që është afro 32 për qind.

Nga qendra e votimit në shkollën “Halil Bajraktari”, numri i votuesve ka qenë mjaft i ulët. Është njoftuar se deri në orën 11:00 kanë votuar vetëm rreth 15 qytetarë në këtë qendër, apo rreth dy për qind. Ndërsa aktualisht numri është 165, por se po shihet një fluks më i madh.

Sipas zyrtarëve të KQZ-së në Gjakovë deri në ora 15:00 kanë votuar rreth 27 për qind e qytetarëve me të drejtë vote apo 33 mijë qytetarë, nga rreth 105 mijë sa janë.

Armir Rexhaj nga KKZ-ja ka thënë se kanë vendim nga KQZ-ja që të mos u lejohet deklarimi drejtorëve të shkollave, ndërsa ka thënë se nuk e di arsyen pse.