Fjalë Kyçe

Derisa po luanin me pushkë, 22-vjeçari nga Rahoveci plagoset rëndë nga shoku i tij

Derisa po luanin me pushkë, 22-vjeçari nga Rahoveci plagoset rëndë nga shoku i tij

Një 22 vjeçar ka mbetur i plagosur pasi të dielën pasdite është u qëllua aksidentalisht me pushkë ajrore nga një shok i tij.

Ata po besohet se ishin duke luajtur kur ndodhi rasti ndërsa policia konfiskoi dy pushkë dhe 141 diabolla municion.

I lënduari po merr tretman në Kirurgjinë Torakale në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia njoftoi se për këto armë, nuk kërkohet leje e veçantë.