Simon Kjaer me gjasë do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat “Rossoneri”.
Kapiteni i Danimarkës, Simon Kjaer pritet të vazhdojë kontratën me Milanin pas përfundimit të paraqitjes së mrekullueshme në “Euro 2020”.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani dëshiron që t’ia dhurojë shiritin e kapitenit bashkë me kontratën e re, transmeton lajmi.net.
Arsyeja e këtij vendimi është lidershipi i treguar i Kjaer në momentet vendimtare kur Eriksen pësoi sulm në zemër.
Marrëveshja e re do të ketë kohëzgjatje prej dy vitesh, përkatësisht deri në vitin 2023.