Ka nisur vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit të tretë në rastin e Salih Mustafës. Ai ka thënë se pasojat e asaj qe i ka përjetuar gjatë luftës, vazhdon t’i ketë edhe sot.
Ka theksuar se e ka problem të flejë i qetë, si pasojë e maltretimeve që i pretendon.
“Përjetoj për shembull shumë një film nëse e shoh, me luftë ose diçka, kur shkoj në mbrëmje të flej, në gjysë të natës ngrihem dhe bërtas”, ka thënë ai.
“Falë familjes që e kam e më kupton, i ka mësuar këto gjëra, ngrihem dhe bërtas, ngrihem i djersitur. Lloj-lloj gjërash, m’i kujton zërat e njerëzve”, ka theksuar ai para trupit gjykues.
Dëshmitari ka përmendur se vazhdon t’i dëgjojë zërat e njerëzve që janë torturuar.
Dëshmitari ka njoftuar se ka pasur një infeksion në nofull, pasi ia kanë thyer dhëmbët.
“Mjeku më ka thënë mirë që keni ardhur e nuk ka shkuar infeksioni në tru.”