Partizani mbetet një destinacion i lakmuar për shumë futbollistë dhe nga të katër anët kanë nisur të përmenden emra si alternativa të mundshme për të kuqtë për sezonin e ri.
Sipas mediave kosovare, Argjend Malaj, një emër i njohur në futbollin shqiptar, është në bisedime me Partizanin.
Madje, në raportimin e lajmit nga “Gazetaolle”, thuhet se Malaj, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Kamzës, ka refuzuar kampionët e Kosovës, Feronikelin, për kampionët e Shqipërisë.
SIç mësohet menaxherët e mesfushorit kosovar janë në bisedime me Partizanin, ndërsa kanë dështuar bisedimet me Kukësin, që gjithashtu ka pasur interes për Malajn.
25- vjeçari luan në qendër të mesfushës, por mund të adaptohet edhe në të majtë.
Në të shkuarën Malaj ka luajtur për Prishtinën, Tiranën, Skënderbeun dhe Kamzën.