Fjalë Kyçe

Dështon përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së

Dështon përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së

Ka dështuar përzgjedhja e nëntë anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës. Kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca, deklaroi se në Kuvend janë vetëm 57 deputetë, duke mos u mundësuar krijimi i kuorumit të nevojshëm. Ai shtoi se ky bojkot i disa deputetëve është i qëllimshëm.

“Unë konstatoj se ky bojkot i një pjese të deputetëve është i qëllimshëm. Nuk ka kushte për t’u votuar Bord i RTK-së prandaj mendoj se duhet ta shtyjmë për një mbledhje tjetër”, deklaroi Konjufca.

Në sallë munguan deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe disa të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).