Fshati indian e Gumatapura në kufi të krahinave Karnataka e Tamil Nadu, shënon fundin e përvitshëm të festivalit tradicional kombëtar indian Diwali, me luftën masive të bajgave të lopës.
Eventi i njohur si ‘festivali Gorehabba’ u celebrua këtë të shtunë në Indi.
Festivali më shumë se 100 vjeçar i besimtarëve hindu bashkoi më shumë se 100 të rinj që mblodhën sasinë madive të bajgave në tempull me traktorë.
Pas bekimeve të priftërinjve bajgat u lëshuan në tempull dhe të shtunën njerëz nga e gjithë India erdhën për të dëshmuar celebrimin fatsjellës.
Të dëshmosh ose të marrësh pjesë në luftën e bajgave sipas traditës besohet se shëron sëmundjet dhe sjell mbarësi.
Fermeri vendas Mahesh, citohej të thoshte nga rrjeti AFP: “Nëse ata kanë ndonjë sëmundje, ky ritual i shëron”.
Festivali ‘Gorehabba’ u celebrua edhe në vitin 2020 megjithë kufizimet e Covid-19.
Bajgat e lopës përdoren për shumë funksione në Indi, mes të tjerave dhge si karburant apo për izolimin e shtëpive nga i ftohti, teksa kafsha konsiderohet e shenjte.