Fjalë Kyçe

Detaje nga aksident i rëndë në Gjakovë : Përplaset autobusi me kamionin, disa të lënduar

Detaje nga aksident i rëndë në Gjakovë : Përplaset autobusi me kamionin, disa të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjakovë, si pasojë e të cilit janë lënduar disa persona.

Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një kamion.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

‘Në ora 16:25 stacioni policor Gjakovë ka marr informacion për një aksident komunikacioni në fshatin Rakovinë. Patrullat e Policisë kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Në aksident janë të përfshirë një kamion dhe një autobus’, tha Podrimaj.

Sipas Podrimajt, nga informatat e para të zyrtarëve policor ka edhe persona të lënduar të cilët janë dërguar menjëherë për trajtim mjeksorë e që sipas personelit mjeksorë gjendja e tyre për momentin është jashtë rrezikut për jetë.