Fjalë Kyçe

Detaje nga aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë

Detaje nga aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë

Në rrugën Pejë-Prishtinë ka ndodhur një aksident, pro fatmirësisht pa të lënduar.

Sipas pamjeve të siguruara nga Gazeta Express dy makinat e përplasura kanë pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa njëra nga to edhe është përmbysur.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave, mirëpo fatmirësisht nuk ka të lënduar.

“Mund të iu konfirmoj se para disa minutave në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Gremnik, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë dy vetura. Policia dhe ekipet tjera janë në vendin e ngjarjes. Në bazë të informacioneve të para, raportohet se nuk ka të lënduar, dhe vetëm dëme materiale”, ka thënë Rugova