Fjalë Kyçe

Detaje nga aksioni i Policisë në rajonin e Pejës, dyshime për trafikim armësh

Detaje nga aksioni i Policisë në rajonin e Pejës, dyshime për trafikim armësh

Policia e Kosovës në orët e mëngjesit ka nisur një aksion në rajonin e Pejës bashkë me drejtorinë për hetimin e krimit të organizuar.

Kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës për Gazetën Express, ku kanë njoftuar se operacioni lidhet me dyshimet për trafikim armësh.

“Ju informojmë se sot me datë 29.09.2020, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, e asistuar nga njësitë relevante të PK-së, ka filluar me një operacion policorë në Rajonin e Pejës, lidhur me veprën penale, “Trafikimi me Armë””, thuhet në përgjigjen e policisë.