Fjalë Kyçe

Detaje nga plagosja në Prishtinë, ngjarja ndodhi brenda lokalit të lojërave

Detaje nga plagosja në Prishtinë, ngjarja ndodhi brenda lokalit të lojërave

Një dëshmitar që ka dashur të jetë anonim, ka rrëfyer për se si ka ndodhur rasti i përleshjes me armë zjarri në lagjen “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Ai ka thënë se dy personat rreth të 20-av, ishin duke luajtur në “Sony Playstation”, ku nga fjalosja u përdorën edhe armë.

Njëri prej tyre sipas tij, fillimisht përdori thikën, por si kundërpërgjigje gjeti armë zjarri.

Me rreth pesë të shtëna dyshohet se i është kundërpërgjigjur, ku njëri nga plumbat dyshohet që e ka qëlluar në pjesën e barkut.

I plagosuri më pas ka rënë në tokë, duke pasur gjakëderdhje të madhe.

Në këtë përleshje ka reaguar edhe pronari i lokalit i cili, ia ka marrë nga dora armën, duke mos e lënë që të qëllojë më shumë.

Të pranishëm këtu kishte edhe persona të tjerë, të cilët u shtrinë në tokë për t’iu shmangur plumbave.

Policia e Kosovës nuk ka vonuar shumë dhe kanë arritur për pak minuta në vendngjarje, ku edhe po merren me rastin.