Fjalë Kyçe

Detaje të reja nga përleshja në Prishtinë: Dyshohet se u plagos një kalimtare e rastit

Detaje të reja nga përleshja në Prishtinë: Dyshohet se u plagos një kalimtare e rastit

Një përleshje fizike ku janë shkrepur edhe të shtëna me armë zjarri ka ndodhur rreth gjysmë ore më parë në Rrugën B në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se gjatë shkrepjes së armës nga personat që po përlesheshin, është plagosur një kalimtare e rastit. Viktima është dërguar për në QKUK dhe është jashtë rrezikut përjetë.

I plagosur po dyshohet se ka mbetur edhe njëri nga personat qe ishte i përfshirë në përleshje.

Sipas një lexuesi të Gazetës Express të shtënat kanë ndodhur rreth orës 22:05, ndërsa thotë se të shtënat kishin zgjatur për afër 5 minuta.