Fjalë Kyçe

Detaje të reja nga rrahja mes të burgosurve në Dubravë

Detaje të reja nga rrahja mes të burgosurve në Dubravë

Dy të burgosur janë rrahur mes veti në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Si pasojë e kësaj rrahje ata kanë pranuar edhe ndihmë mjekësore. Kjo për shkak të plagëve të marra. E për njërin nga të burgosurit është iniciuar procedurë disiplinore.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Gazetën Express, zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

Ai tha se të përfshirë në rrahje ka qenë një i burgosur 27 vjeçar dhe një tjetër 31 vjeçar.

“Në QK Dubravë ka ndodhur një rrahje mes dy të burgosurve, të njëjtit kanë pasur fjalosje edhe në të kaluarën. I menjëhershëm ka qene reagimi i stafit,  duke vënë situatën nën kontroll. Të burgosurit të lënduar i është ofruar ndihma mjekësore në ambulanten e qendrës, ndërsa i burgosuri tjetër është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar proceduar disiplinore. Njëri nga të burgosurit ndodhet në burgun e Dubravës për veprat penale: Lëndim i lehtë trupor, vjedhje e rëndë dhë grabitje, kurse i burgosurit tjetër për veprat penale; Grabitje, shpërndarje e narkotikëve, vjedhje e rëndë dhe prezantim i rremë”, ka thënë Gashi.

Lidhur me këtë rast ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, duke e cilësuar rastin si mosmarrëveshje.

““Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në mes të dy të burgosurve, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull Kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.