Fjalë Kyçe

Detaje tronditëse: Ish-drejtori i Shëndetësisë në Deçan u gjet në oborr i plagosur në gjoks, vdiq në spital

Detaje tronditëse: Ish-drejtori i Shëndetësisë në Deçan u gjet në oborr i plagosur në gjoks, vdiq në spital

Dje u raportua për vdekjen e ish-drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Deçanit, Mustafë Hasanajn.

I njëjti ishte gjetur i lënduar në fshatin Strellc të Deçanit.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet në Polici se i njëjti ishte gjetur i shtrirë në oborrin e tij dhe kishte një plagë në gjoks, ku dyshohet se i ishte shkaktuar nga arma e zjarrit.

Burimet tregojnë se në afërsi të viktimës, është gjetur edhe një pistoletë që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Viktima dje menjëherë ishte dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës ku edhe kishte ndërruar jetë.