Fjalë Kyçe

Detajet më të reja nga skandali me patentë shofer, të përfshirë edhe dy serbë

Detajet më të reja nga skandali me patentë shofer, të përfshirë edhe dy serbë

Në mesin e të 23 të arrestuarve  janë edhe dy serb  nën dyshimin se kanë kryer të njëtja vepra penale.

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë e Shtetit kanë zhvilluar ditën e djeshme një aksion nëpër disa qendra ku mbahen provimet për patentë shofer.

Në mesin e të 23 të arrestuarve  janë edhe dy serb  nën dyshimin se kanë kryer të njëtja vepra penale.

Gjatë aksioni Policia ka konfiskuar: dy DVR të kamerave, dymbëdhjetë fletore dhe si disa gjësende të tjera.

“Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar 23 persona të dyshuar 21 Shqiptar/Kosovar dhe dy Serb/Kosovar, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim, kanë kryer veprat penale të cekura më lart. Gjatë kontrollit në disa lokacione të ndryshme, si prova materiale janë konfiskuar: dy  DVR të kamerave,  dymbëdhjetë  fletore si dhe disa gjësende të tjera. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.