Deva Tours ka bërë të ditur se asnjë pasagjer i tyre nuk është lënduar nga aksidenti në të cilin u përfshi njëri nga autobusët e kësaj kompanie.
Kjo kompani ka bërë të ditur se pasagjerët dhe stafi kanë shpëtuar pa lëndime.
“Pasagjeret dhe stafi qe kane qene ne autobus jane te gjithe pa lëndime”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se pasagjerët kanë vazhduar udhëtimin drejt destinacionit me një autobus tjetër,.
“Sqarimi i rrethanave te aksidentit i perket autoriteteve përkatëse”, thuhet në një njoftim.
Ndryshe, një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit ku janë përfshirë një autobus, një kamion dhe një veturë pasagjerësh.
Sipas dubrovackidnevnik.net, një person nga Dubrovniku ka humbur jetën në këtë aksident, kurse dy të tjerë janë plagosur.
“Siç mëson jozyrtarisht DD, në aksident ka humbur jetën një burrë nga Dubrovniku i cili ishte në një automjet privat. Dy persona u plagosën”, shkruan mediumi.