Fjalë Kyçe

Dhjetë fshatra të Kamenicës mbeten të bllokuar pas rrënimit të urës

Dhjetë fshatra të Kamenicës mbeten të bllokuar pas rrënimit të urës

Rrënimi i urës në fshatin Strezoc të Kamenicës, ka bllokuar dhjetë fshatra e rreth 2.000 banorë.

Ata tash e 10 ditë nuk mund t’i qasen qendrës së qytetit dhe shërbimeve tjera.

Një banor i kësaj ane, Fidan Rama, ka treguar për telashet që po hasin banorët, por edhe papërgjegjësinë e institucioneve sipas tij, për t’u marrë me këtë çështje.

“Kemi mbetur tash e 10 ditë të bllokuar, nuk kemi kurrfarë zgjidhje, kemi mbetur pa barna pas asgjë, s po del askush me na vizitu e as me na ndihmu. Kemi mbetur në mëshirën e Zotit. Tash edhe kohë fushate, nuk di nëse do të dalë dikush me na vizutu, nuk e di, por kemi mbetur shumë keq”, tha Rama nga fshati Strezoc.

Ditë më parë, për këtë urë dhe problemin e banorëve foli edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati. Ai në interaktiv të KTV-së, tha se komuna ka marrë gjitha masat që janë në kompetencë dhe mundësi të saj.