Fjalë Kyçe

Dhjetë të vdekur në Maqedoni të Veriut, 96 raste të reja me COVID-19

Dhjetë të vdekur në Maqedoni të Veriut, 96 raste të reja me COVID-19

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut po shkon duke rënë, por numri i të vdekurve mbetet i madh.

Të hënën janë raportuar 96 raste të reja dhe dhjetë të vdekur brenda 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, katër pacientë kanë vdekur në Shkup, dy në Kumanovë dhe nga një katër qytete tjera.

96 rastet janë konfirmuar pas testimit të 724 mostrave. Në Shkup janë 24 raste të reja, ndërsa në qytetet tjera shifra është më e vogël se dhjetë.

Në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit janë shëruar 61 pacientë.

Në këtë vend deri më tani janë konfirmuar 9249 raste me koronavirus. Janë shëruar 4871 persona, kanë vdekur 432 pacientë, ndërsa raste aktive janë 3946.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.