Dhoma e Përfaqësuesëve ka votuar të martën mbrëma për të aprovuar një rezolutë që kërkon largimin nga detyra të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, nëpërmjet Amendamentit 25, pas dhunës në Kongres javën e kaluar.
Votimi erdhi vetëm pak orë pasi zëvendëspresidenti Mike Pence e bëri të qartë se nuk e ka në plan ta aktivizojë Amendementin e 25-të dhe ta largojë Trumpin para inagurimit të Joe Bidenit më 20 janar, shkruan CNN.
Demokratët në Kongres po kërkojnë largimin e Trumpit me akuzë se ka qenë fajtor për “kryengritjen” në Kongres. Trump akuzohet se nxiti dhunën në Kongres, ku humbën jetën pesë persona, përfshirë një polic, pas deklarimeve të vazhdueshme se zgjedhjet presidenciale kanë qenëq të kurdisura dhe se fitorja i është vjedhur.
Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesëve planifikojnë të votojnë edhe sot për ta fajësuar Trumpin, duke votuar mbi fajësinë e presidentit një javë pas trazirave në Kongres.
Rezoluta për aktivizimin e Amendamentit 25, e sjellë para demokrati Jamie Raskin nga Marylandi, i bënë thirrje zëvendëspresidentit Mike Pence, që menjëherë të përdorë fuqitë e tij sipas nenit 4 të Amendementit 25, e të thotë se presidenti nuk është në gjendje që me sukses të dorëozjë detyrat nga zyra e tij.
I kërkon Pences të ushtrojë detyrën e presidentit deri në inagurimin e Joe Bidenit.
Në Dhomën e Përfaqësuesëve votuan 223 pro për ta kaluar rezolutën, e 205 ishin kundër.
Mirëpo, para votimit Pence publikoi një letër dërguar kreytares së Dhomës së Përfaqësuesëve, Nancy Pelosit, ku e refuzoi idenë.
“Vetëm tetë ditë të mbetura në mandat të presidentit, dhe ju e grupi demokrat po kërkoni që Kabineti dhe unë të aktivizojmë Amendementin e 25-të. Nuk besoj se një veprim i tillë është në interesin më të mirë të shtetit tonë apo në përputhje me Kushtetutën tonë”, ka shkruar Pence.