Fjalë Kyçe

Dhunoi një grua në qershor të vitit të kaluar, arrestohet burri nga Skenderaj

Dhunoi një grua në qershor të vitit të kaluar, arrestohet burri nga Skenderaj

Policia në Skenderaj ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka dhunuar një grua.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë muajit qershor të vitit të kaluar, ndërkaq i dyshuari është arrestuar këtë të premte.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Dhunim-Skenderaj, Qershor-2021-NN. Me 14.01.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e kishte dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje , rasti në procedurë hetimore”, ka bërë të ditur policia.