Eusebio Di Francesco e ka vlerësuar lartë punën e mirë të Romës kundër Chievos.
Stephan El Sharaawy, Edin Dzeko dhe Kolarov shënuan nga një gol në fitoren 3:0 të kryeqytetasve.
Për këtë fitore që e pozicionoi Romën në pozitën e katërt momentalisht, shumë i kënaqur ishte edhe trajneri.
“E filluam fuqishëm, Chievo luftoi por ne ishim gjithmonë në kontroll dhe shënuam golat” ka thënë trajneri për “Sky Sport Italia”, transmeton lajmi.net.
“Mund t’i japësh 20 minuta lojë kundërshtarit, nëse mbrohesh mirë dhe je solid në mbrojtje” ka thënë tutje ai.
“Ne nuk e kemi bërë këtë. Duhet të jemi solid në mbrojtje dhe në sulm” ishin fjalët e Di Francesco.
Në këtë ndeshje Roma pranoi edhe një lajm të keq, pasi ishte Aleksandar Kolarov ai që u lëndua.