Fjalë Kyçe

Dialogu Kosovë-Serbi pritet të vazhdojë më 7 dhe 8 shtator

Dialogu Kosovë-Serbi pritet të vazhdojë më 7 dhe 8 shtator

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë pritet që të zhvillojnë takime më 7 dhe 8 shtator në Bruksel.

Kjo është konfirmuar për Kosovo-online nga burime diplomatike në Bruksel. Agjenda nuk është bërë e ditur, pasi që është thënë se ende nuk janë caktuar temat, transmeton Klankosova.tv.

Ky takim pritet që të mbahet në nivel të drejtuesve të ekipeve negociatore – Besnik Bislimi nga Kosova dhe Petar Petkoviq nga Serbia.