Zyra e Kryeministrit ka publikuar raportin e ish Koordinatorit Shtetëror të datës 30 dhjetor 2020 për rrjedhën e dialogut Kosovë-Serbi, që nga rinisja e deri në fund të vitit 2020.
Ky raport përmbledhës ishte përgatitur nga ish Koordinatori Shtetëror për Dialog me Serbinë, Skender Hyseni për kryeministrin që ishte në atë kohë, Avdullah Hoti, transmeton Telegrafi.
Në raport përshkruhen në detaje të gjitha zhvillimet që janë bërë në procesin e dialogut.
“Pra, në raundet e deritanishme si në nivel të koordinatorëve për dialog, ashtu edhe në nivel të lartë, është diskutuar për të pagjeturit, dhe të zhvendosurit, raportet ekonomike, dhe është filluar të trajtohet edhe çështja e obligimeve financiare dhe pronës. Derisa, për tre elementet e para të marrëveshjes është arritur një parim, për obligimet financiare dhe pronën, bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë janë duke vazhduar. Nuk ka ende asnjë dakordim në parim rreth këtij elementi, sepse deri më tani nuk ka pasë përafrim. Sipas paralajmërimeve nga zyra e Lajçak, trajtimi i kësaj çështjeje do të vazhdohet pas vitit të ri”, thuhet në raportin e Hysenit.
Raportin e plotë mund ta gjeni duke klikuar KËTU.
Ndryshe, pikërisht për këtë raport, kryeministri i vendit, Albin Kurti kishte deklaruar se nuk e ka pranuar asnjëherë ndonjë dokument se çfarë është biseduar në dialog dhe kishte akuza e kundwr akuza mes qeverisw Kurti dhe ish qeverisw Hoti.