Qarku i Dibrës është mbuluar me borë sot gjatë ditës.
Edhe pse jemi në stinë pranverë, në lartësinë mbi 800 metër mbi nivelin e detit ka pasur reshje dëbore.
Në disa fshatra të njësisë administrative Lura sipas banorëve trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 cm.
Sipas tyre kjo situatë ka sjellë probleme në bujqësi.
Reshje bore po ashtu ka pasur në fshatrat Selishtë, Kalaja e Dodës, njësia Arrës.
Nuk raportohen probleme në qarkullimin e rrugëve.