Duket se Genta Ismajli do e mbyllë vitin 2018 edhe me një projekt muzikor.
Këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli ka postuar një fotografi në Instagram me të cilën paralajmëron këngën e re, shkruan lajmi.net.
Ajo shfaqet në një studio muzikore e që siç shihet projekti më i ri i saj do të publikohet së shpejti edhe pse nuk ka dhënë detaje më të hollësishme.
“Papi”, është kënga e fundit e publikuar nga ajo e cila deri më tani ka mbledhur mbi 4 milionë klikime në kanalin, Youtube.
Nuk dihet nëse Ismajli vjen në një bashkëpunim apo këngë solo?