Sulmuesi i Atletico Madrid së fundmi ka pasur operacione në këmbë dhe pritet të humbasë ndeshjen e parë në Wanda Metropolitano.
Por ish-lojtari i Chelsea po shpreson të bëjë ndryshimin gjatë kthimit të tij në Angli në ndeshjen e dytë të raundit 1/16 në muajin mars, përcjell lajmi.net.
Spanjolli i ka vënë synimin e qartë vetes, të ndihmojë skuadrën e tij për kalimin tutje – nëse ndeshja e parë shkon ashtu siç duhet.
Costa tashmë ka humbur muajin e fundit në fushë dhe aktualisht është në stërvitje të lehta me skuadrën.