Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone la konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes, pasi u kërkua nga një gazetar që t’i jepte Real Madridit këshilla se si të mposhtte Manchester Cityn.
Simeone sapo kishte parë skuadrën e tij duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve në fazën çerekfinale pas humbjes së përgjithshme 1-0 ndaj Cityt.
Goli i Kevin De Bruyne në ndeshjen e parë ishte i mjaftueshëm për ta dërguar skuadrën e Ligës Premier në gjysmëfinale, në kurriz të Atleticos.
Skuadra e Pep Guardiolës tani do të përballet me Real Madridin në dy ndeshje për një vend në finalen e Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet në Stade de France më 28 maj, përcjell telegrafi.
Fituesit e asaj ndeshje do të luajnë me Liverpoolin ose Villarrealin për shansin për t’u kurorëzuar kampionë të Evropës.
Simeone u pa shumë i shqetësuar dhe nervozuar gjatë gjithë ndeshjes së mbrëmshme ndaj Cityt, ndërsa në minutat shtesë ishte i papërmbajtshëm.
Megjithatë, trajneri argjentinas nuk ishte i qetë as në konferencën pas ndeshjes, pasi vendosi të largohej kur iu bë një pyetje.