Atletja Diellza Selaci ka garuar sot në disiplinën 400 metra vrapim në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.
Diellza arriti të thyejë rekordin e saj personal, duke arritur kohën 58.57 sekonda.
Në renditjen e grupit të saj, Diellza zuri vendin e shtatë, që nuk i mjaftoi të kualifikohet në tutje.