Pensilvania, Georgia, Nevada, Arizona dhe Karolina e Veriut janë 5 shtetet që mbajnë ende peng rezultatin e presidencialeve amerikane.
Në 5 shtetet kyçe, ku procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende, situata paraqitet si më poshtë:
Në Pensilvani, ku ka 20 vota elektorale, momentalisht udhëheq presidenti aktual, Donald Trump me 18.229 vota nga 95% e votave të numëruara.
Po ashtu, edhe në Georgia, Trump ndodhet në avantazh por me një diferencë ndjeshëm më të ulët, me vetëm 1267 vota më shumë nga 99% e votave të numëruara.
Situata ndryshon në Arizona, ku kandidati demokrat Biden është në epërsi me 47.052 vota, nga 90% të votave të numëruara.
Në avantazh por me një diferencë më të ngushtë, Biden ndodhet edhe në Nevada, ku kryeson me 11.48 vota nga 89% e votave të numëruara.
Ndërkaq, qytetarët në Karolinën e Veriut i kanë dhënë kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, 76.737 vota më tepër se Bidenit, më 95% të votave të numëruara.
Kujtojmë se presidenti i ardhshëm i Amerikës duhet të fitojë 270 vota elektorale. Sipas përllogaritjeve të bëra nga CNN, momentalisht në epërsi ështe kandidati demokrat Joe Biden me 253 elektorale, i ndjekur nga Trump me 213