Dy shtëpi në Pejë afër gjimnazit janë përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Siç raportojnë mediat lokale, përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
Ende nuk dihet cilat janë arsyet që kanë shkaktuar zjarrin.
Koha po pret përgjigje nga Policia lidhur me rastin.