Tri vetura janë përfshirë nga zjarri ditën e shtunë në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.
Njësitet policore dhe zjarrfikësit pas pranimit të informatës për një rast zjarri kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë reaguar, ku në një parking ishin duke u djegur disa vetura.
Si pasojë e zjarrit, janë djegur një automjet tërësisht, ndërsa dy të tjera pjesërisht.
Të lënduar nuk ka, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori i shtetit.