Fjalë Kyçe

Digjet ferma e pulave afër Rahovecit, ngordhin rreth 600 copë pula

Digjet ferma e pulave afër Rahovecit, ngordhin rreth 600 copë pula

Një person ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një fermë e pulave në Hoqë e Vogël të Rahovcit, ku si pasojë e zjarrit i kanë ngordhur rreth 600 copë pula, raporton IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante si dhe eksperti i zjarrit, ku sipas tij zjarri dyshohet se është shkaktuar nga energjia elektrike.