Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një 77-vjeçar është gjetur i vdekur nga familjarët e tij në një zonë mali që ishte përfshirë nga zjarri në fshatin Rezallë të Skenderajt.
“Rreth orës 18:00, është raportuar se në fshatin Rezallë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 77 vjeçar. Bazuar në informatat e para, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjaret e tijë në një zonë mali që ishte kapluar nga zjarri”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.
Sipas njoftimit të tij, hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.