Një zjarr ka përfshirë një mjet transportues në një autostradë në Kroaci.
Si pasojë e flakëve janë djegur edhe disa vetura që po transportoheshin, e të cilat besohet se janë të një kompanie autosallonesh nga Kosova, njofton KlanKosova.
Shkaqet se pse ka ndodhur incidenti ende nuk dihen.
24sata.hr raporton se ngjarja ka ndodhur në nyjet rrugore Popovace-Kutinë rreth orës 10:20 në mëngjes.