Fjalë Kyçe

Digjet një kamionetë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Digjet një kamionetë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Në autostradën “Ibrahim Rugova” një kamionetë është përfshirë nga flakët. Mësohet se nuk ka të lënduar, raporton Express.

Kjo raportohet se ka ndodhur pak para orës 14:00.

Lidhur me këtë Gazeta Express ka kontaktuar policinë në Prizren, derisa këta të fundit kanë thënë se nuk kanë informacione për rastin.

Sipas tyre kjo është në kompetencë të rajonit në Prishtinë. Express ka kontaktuar policinë në Prishtinë por që deri në publikim të lajmit nuk është kthyer përgjigje.

Në vend të ngjarjes ndërkaq sic mëson Express gjenden Polica e Kosovës, derisa kamioni gjendet skaj rrugës.