Një qytetar ka raportuar, të dielën në mbrëmje, se në rrethana të panjohura i është përfshirë nga zjarri lokali i tij në Sllatinë të Fushë-Kosovës.
Në vendin e ngjarjes menjëherë pasi është raportuar rasti, kanë dalë zjarrfikësit, të cilit e kanë shuar zjarrin.
Ndërsa policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.